Kukësi rekuperon lojtarët, Duro pret dhe Shkurtajn…

Lajme të mira të Kukësi i Shpëtim Duros. Pasi luajti i përgjysmuar ndaj Laçit, ndërsa u mund 1-0, pushimi dy javor duket se ka ndihmuar për të rekuperuar lojtarët e dëmtuar.
Sipas asaj që raportohet nga kampi kukësian, Limaj,Musolli dhe Abazaj, tashmë kanë hedhur pas dëmtimin teksa në fazë përmirësimi, drejt gjëndjes optimale, është dhe sulmuesi vlonjat Vasil Shkurtaj.
Në “Elbasan Arena”, verilindorët pritet të presin Bylisin i cili sikurse kuksianët, e humbi ndeshjen shtëpiake me Skëndërbeun.
Në këto kushte, kjo sfidë ngjan me një finale. Ultimatumi i dhënë te Kukësi vlen për të gjithë futbollistët e stafet.
Në këto kushte, ndeshja shtëpiake me mallakastriotët, konsiderohet edhe si një sfidë tek e cila kuksianët nëse fitojnë, mund të kthejnë besimin e lëkundur të presidentit Gjici.