Derbi nis me …gola

Miqësore Pezë-Helmës: Laçi- Kastrioti 1-1

Në Pezë-Helmës, Laçi dhe Kastrioti u ndeshën mes tyre në një miqësore. Siç dhe ishte parashikuar, dy skuadrat fqinje, startuan takimin në mesdistë në orën 12:00.

Kurbinasit e nisën lojën me një formacion miks teksa Nuabueze dhe Ignjatoviç, nuk u preferuan në këtë takim.

 Takimi ishte i shpejtë dhe të dyja skuadrat tentojnë të shënojnë në portat respektive. Gjishesesi, në fund të fraksionit të parë, është Karakaçi për Kastriotin që shndërrron një penallti të fituar në minutën e 36-të.

Bardhezinjtë, ngulmojnë dhe po në këtë pjesë, arrijnë të barazojnë me Renato Spahiun. Teko nga goditja e lirë në sektorin e majtë, harkon një top në zonë aty ku portieri Selaci largon fillimisht por ndjek Spahiu që me kokë shënon  në të 43-tën.

Pjesa e dytë, pati pak për të treguar. Shumë zevëndësime dhe apatizëm në fushë. Në fund, shifrat mbetën 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!