Kualifikuese, Uellsi në epiqendër…

Kualifikuese të shumta sot në Europë. Të gjitha nisin në orën 20:45 për të mbyllur raundin final.
Situata është thuajse e thjeshtë pasi elitaret si Gjermania, Holanda, Belgjika, Rusia, Polonia, Austria e kanë siguruar kualifikimin për ‘Euro 2020’ që herët. I vetmi grup me shumë të panjohura mbetet ai E.
Uellsi pret Hungarinë dhe nëse fiton, kualifikohet si e dyta pas Kroacisë. Bejl me shokë janë gati për goditjen finale…
Hungarisë i duhet barazimi gjithnjë nëse Sllovakia nuk fiton në takimin e saj.Fitorja e hungarezëve mbyll llogaritë dhe skuadra e italianit Marko Rosi, do ishte finalistja e radhës.
Takimet në orën 20:45.
Belgjikë – Qipro,Gjermani – Irlanda e Veriut, Letoni – Austri, Holandë – Estoni, Maqedonia e Veriut- Izrael, Poloni – Sllovenia, San Marino – Rusi, Skoci – Kazakistan, Sllovaki – Azerbaijxhan dhe Uells – Hungari