Italia ‘kafshon 9 herë’, beteja e Dublinit i shkon danezëve…

Luis Enrike pritet të rikthehet në krye të Spanjës duke befasuar jo pak popullin iberik dhe ambientin sportiv në botë.

Ndeshja e sotme e Spanjës me Rumaninë 5-0 duket edhe si një përshendetje për Robert Morenon i cili në krye të ‘furive të kuqe’, arriti të dominojë e të sigurojë vendin e parë në grupin F.

Ndërkaq vemendja kryesore e mbëmjes për kualifikueset europiane sot ishte përqëndruar tërësisht në Dublin. Në ‘Aviva Stadium’, Irlanda dhe Danimarka patën një llogari hapur në Grupin D, teksa njëra nga dy skuadrat do të vijonte më tej.

Me Zvicrën e kualifikuar pas fitores 1-6 ndaj Gjiblartarit, Irlandës i duhej deomos fitorja për të mos mbetur në shans të Nations League. Betejë deri në fund me vendasit mjaft agresivë e kërkues.

Në anën tjetër, Danimarka e Eriksen që shpesh u pa në vështirësi,mbarsur me eksperiencë e kualitete. Kur takimi po shkonte drejt fundit dhe shifrat ishin 0-0, miqtë godasin me Brethuejt në të 73-tën.

Ngulmimi i Irlandës sjell vtëm barazmin në të 85-tën pasi gjithçka u mbyll 1-1. Danimarka kalon si e dyta.

Sakaq, Italia e Mançinit, vijon të dëfrejë. Ndaj Armenisë shënon fitorën më të thellë të këtyre kualifikuesëve në shifra të pazakontë 9-1.

Ndeshjet e sotme në shifra teknikë:

Gjibraltar-Zvicër 1-6, Irlandë- Danimarkë 1-1, Maltë-Norvegji 1-2, Spanjë-Rumani 5-0, Suedi-Ishujt Faroe 2-0, Itali- Armeni 9-1, Greqi-Finlandë 2-1 , Liehtenshtejn-Bosnjë Hercegovinë 0-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!