Mirel Radoi, gati të drejtojë Rumaninë…

Trajneri i Rumanisë Marius Kontra, ka gati fundin e kontratës me ballkanasit.

Humbja në shtëpi me Suedinë 0-2, e ka nxjerrë jashtë kualifikuesëve nga Grupi F kombëtaren me të cilën Shqipëria, në të vetmin kompeticion të fazës finale, njeh fitore (2016, 1-0 Sadiku).

Sonte në ‘Wanda Metropolitano’, me gjasë do drejtojë për herë të fundit pasi siç raportohet nga Rumania, ka nisur kërkimi për pasuesin.

Në skenë vjen një emër mjaft interesant. Bëhët fjalë për trajnerin e U-21 të Rumanisë Mirel Radoi. Gjatë qershorit në Itali, moshat e Rumanisë në Kampionatin Europian, u eliminuan nga Gjermania në fazën gjysmëfinale.

Radoi trajner me Pushkash dhe Ianis Haxhi, kanë rrugë…përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!