‘Për zarat dhe sahanlëpirësit në FSHF…’
Nuk e akredituan për Shqipëri- Francë, gazetari i njohur, shpërthen në rrjete…
Një ndeshje e madhe futbolli shoqëruar me eventin e përurimit zyrtar të impaintit ‘Air Albania’, ka prekur fenomene nga më të ndyshmet.
Në sallone të FSHF-së prej ditësh ka pasur dyndje miqsh. Për një biletë për një…akreditim. Amulli totale dhe në fuqi hyn vetëm miku.
Por Eduard Ilnica nuk është si disa…. Nuk e akredituan njërin nga gazetarët më të njohur në vend, por si Edi, ka dhjetra-qindra të tjerë...gati për të shpërhtyer. Ilnica nuk e mban përbrenda dhe ka shkruar në ‘Facebook’ kështu:
‘Sonte, në përurimin e stadiumit të ri, do të shohim njerëz nga më të ndryshmit për të qenë në qendër të vëmendjes, normale mendoj në një botë komerciale…
Nuk i hyj me emra përveçëm, secili ka gjetur mikun dhe dëshiron të jetë prezent në këtë eveniment. Është e drejta e gjithkujt dhe një ego mëse normale…
Por të lësh gazetarët e fushës (sportit) jashtë, në një stadium ku numri i gazetarëve është më i lartë se kurrë në vendin tonë, është vërtet për të ardhur keq. Dhe një ndër ta, jam edhe unë…
Prej 18 vitesh gazetar sportiv, madje para se vetë Duka të merrte mandatin e parë, platformën e të cilit për herë të parë e kam botuar në gazetën ku isha i punësuar asokohe.
Nuk kam gjë me Dukën në këtë rast (kritikat apo përgëzimet i kam bërë publike me kohë), por me zarat dhe sahanlëpirësit e FSH-së, me njerëzit që merren me akreditimet apo rezervimet.
Ironia e fatit qëndron se në ndeshjen testuese dhe në ndeshjen ndaj Andorrës, këta miushë të akreditojnë (natyrisht kanë bërë detyrën, siç unë kam shkuar për të bërë punën), ndërsa për përballjen me Francën, zarat të thonë “jo”, edhe pse aplikimi është bërë konform rregullave dhe afatave.
Ju them këtyre sahanlëpirësve se, sa orë keni ju në FSHF, unë kam shkrime, kronika, analiza e komente rreth futbollit. I akredituar në stadiume si “Stade de France” (pra Francën e kam parë dy herë atje), në Oslo dhe ndonjë tjetër (nuk po flasim për stadiumet tona), zarat e FSHF-së nuk më akreditojnë në stadiumin e ri…
Të kuptohemi, nuk është çështja thjesht për të hyrë në stadium, sepse asnjë zar nuk më pengon dot, ndeshjen do ta shoh te “Hallexhinjtë”, por ca njerëz bëhen më katolikë se Papa
Dhe në fund Duka këta njerëz i ka njëpërdorimsh…
Do të vazhdoj misionin tim, brenda, anash stadiumit apo jashtë tij, sepse nuk ka zar dhe sahanlëpirës të më pengojë…FORCA SHQIPËRI!’, –shkruan i indinjuar gazetari i njohur Eduard Ilnica.