Ajna nuk di ‘frengjisht’ bën shqiponjën

Risitë në ‘Air Albania Stadium’, përtej madhështisë së impiantit modern, ndërtuar në themelet e ‘Qemal Stafës’, e inaguruar mbrëmë në Shqipëri-Francë, ishin të shumta.
Sidoqoftë një detaj i ‘vogël’, gjatë ekzekutimit të himnit të Francës, ka bërë lajmin mediatik teksa njëra nga vogëlushet e përzgjedhura për të shoqëruar ekipin mik, ka ‘thyer’ protokollin dhe me mjaft krenari, ka kryqëzuar duart me simbolikën e shqiponjës.
‘Sporti im.al’, arriti të indentifikojë vajzën nga Tirana, ajo është 7-vjeçarja Ajna Kënga, nxënëse e klasës së dytë në ‘Metronom’ të kryeqytetit.
