Erbim Fagu: ‘Memushaj dhe Balaj të ikin…’

Erbim Fagu trajneri i ‘Football Republic’ thotë se disa nga lojtaët e kombëtares duhet t’i thonë mjaf me përfaqësinë kuqezi në fushë.
I kontaktuar nga Rubrika Sportive në ‘Radio Tirana’ të moderatores Erga Kruja, Fagu tha se Shqipëria është në kohë për të nisur një cikël të ri.
‘Kjo kombëtare duhet të formatohet. Ka disa futbollistë që na kanë bërë krenar duke na dërguar edhe në Francë 2016, por ka ardhur koha që ti thonë mjaft dhe skuadra të gjenerohet’.
Konkretisht?
‘Janë disa por Memushaj dhe Bala, duhen falenderuar për atë që kanë dhënë dhe duhet të largohen‘- tha ndër të tjera Fagu