16-1: Lorent Tolaj shënon 8 gola në fitoren e Zvicrës

Nuk besohet se edhe trajneri i Zvicrës U-19 Johan Vogël do shkarkohet nga detyra….
Sot për kualifikueset deri në 19 vjeç, Zvicëra në Austri, ka mundur 16-1 Gjiblartarin.
Por ky nuk është i vetmi lajm. Një shqiptar ka shënuar për helvetët e vegjël 8-të gola.
Lorent Tolaj, i datëlindjes 2001, nisi që në minutën e 19-të dhe deri në të 89-tën, teksa shënoi të 8-tin personal dhe të 15-tin për U-19 të Zvicrës, theu çdo rekord në këtë moshë.
Edhe një tjetër shqiptar që luan për këtë skuadër, në këtë takim, shënoi 3 gola. Bëhët fjalë për Orges Bunajkun.Lojtari kosovar i lindur në Zvicër hapi serinë e goleadës helvete që në të 10-tën.