Kualifikueset vlejnë vetëm për…Portugalinë

Të ndara në tri afate kohore, skuadrat kombëtare europiane, në program sot, do të tentojnë të mbyllin llogaritë e tyre në grupe.

Kështu në orën 15:00 në fushë do të zbresin çiftet Serbi-Ukrainë dhe Luksemburg- Portugali. Me Ukrainën e kualifikuar në Grupin B, vendi i dytë mbetet mes Portugalisë dhe Serbisë që ndahen me një pikë. Për të mos dramatizuar vetën, Portugalia duhet të fitojë në Luksemburg.

Ndërkaq, në orën 18:00, do takohen Kosova me Anglinë dhe Bullgaria me Republikën Çeke. Në këtë grup, Anglia dhe Republika Çeke e kanë siguruar biletën dhe Grupi A, luhet vetëm për statistikë.

Grupi H, ai që bën pjesë dhe Shqipëria, i luan të tria takimet në orën 20:45. Në ‘Air Albania’ në Tiranë, viziton Franca kampione e botës që e ka siguruar kualifikimin.

Edhe Turqia është e kualifikuar dhe sot do jetë mik në Andorra. Moldavia e cila u paraqit mirë tre ditë më parë ndaj Francës në transfertë, do presë Islandën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!