Stadiumi i ri, ‘vese’ të vjetra…

Shqipëri – Francë 0-2  ( Toliso 9’, Grizman 31’)

Ndoshta duhej një skuadër tjetër për të inaguruar ‘Air Albania’. Të mëdhatë e kanë më të lehtë të luajnë në impiante si këto. Shkëlqimin por dhe shifrat tekinkë i duan më shumë se vendasit në anën e tyre. Këtë bëri Franca sonte në ditën më të gëzueshme të të  gjithë shqiptarëve.

Një skuadër kampione bote, vendosi veton që në start të takimit duke prerë në mes entuziazmin e 22 500 tifozëve në shkallë.

Në minutën e 9-të, Toliso gjëndët në vendin e duhur dhe me kokë nga afër shënon golin e avantazhit.Nga loja e ndaluar Grizman harkon mjaft bukur në zonë aty ku qëndrat kuqezi nuk llogarisin trajektorën dhe francezi bën atë që duhet duket goditur drejt e ne rrjetë.

Skuadra e Rejes nuk ka fantazi dhe në çdo sektor ndihet debitore. Më kot Gjasula dhe Hysaj përpiqën të marrin përsipër të bëjnë liderin. Ndaj Francës me një formacion të ribërë nga Deshapms, Shqipëria e ka të vështirë të gjejë shtigje.

Pasoja vjen shpejt teksa Grizman në të 31-tën shënon në stilin e tij. Top brenga zonës nga Dubois dhe me një prekje magjike, sulmuesi i Barcelonës shënon të dytin.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë përpiqën të bëjnë ndryshimin e madh. I afrohet Hysaj që në afërsi të portës, nxiton duke e nxjerrë topin jashtë.

Roshi dhe Memushaj që nga e 46-ta, me mision rritjen kualitative por është sërish Franca që në këtë fraskion i afrohet ndjeshëm golit.Vetëm se kjo pjesë e miqëve, gjën gjithnjë të gatshëm Berishën. Përpos një rsati kur portieri doli para kohe dhë shtylla shpëton kuqezinjtë.

Shqipëria  humb ndeshjën dhe bashkë me të fikson edhe vendin e katërt në Grupin H.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!