Thaçi nga Pëlzeni: ‘Kosova për historinë…’

E gjithë vemendja e Shqiptarisë është përqëndruar në Republiken Çeke. Në Pëlzen, nesër në orën 20:45, Kosova e teknikut Bernard Shaland, gati për finalen e madhe kualifikuese të grupit A.

Një fitore eventuale e “Dardanëve”, do të thotë hap i madh kualifikues për fazen finale të ‘Euro 2020’.  Në të fundit ndaj Anglisë, në “Fadil Vokrri”, mund të mjaftojë barazimi…

E në këtë aspekt, së bashku me skuadrën, për të përcjellë në kohë reale gjithë atmosferën para, gjatë dhe pas saj, ka udhëtuar edhe një “skuadër” gazetarësh.

Në krye, gjëndet gazetari i njohur i Radio Kosovës, njëherazi  Kryetar i SHGSK-së, Edmond Thaçi. Nga qyteti i Pëlzen, z.Thaçi tha enkas për ‘Sporti im.al’, se atmosfera është entuziaste dhe se në skuadrën e Kosovës, ka optimizëm. Madje Thaçi beson verbërisht në një fitore…

 Atmosfera në Pëlzen?

Për momentin ka shumë pak njerëz në qytet dhe nuk po vërehet ndonjë atmosferë futbollistike. Bie shi. Kombëtarja kreu një seancë në orën 18:00 , ajo që njihet si stërvitje zyrtare para ndeshjes së ditës së enjte. Janë po ata futbollistë e stafe. Për taktikat nuk flas dot…”.

Si po ndiqet mediatikisht delegacioni zyrtar dhe skuadra e Kosovës?

“Interesim më të madh kurrë s’ka pasur. Kemi ardhur 40 gazetarë sportivë nga media të ndryshme të Kosovës për ta ndjekur e përcjellë ekipin tonë. me detaje dhe profesionalizëm.

Ndeshja?

Na pret ndeshje e vështirë, kjo dihet. Luajmë pa Muriqin, por jemi optimistë se do të fitojmë. Kosovës vetëm fitorja i intereson.

Do të ketë edhe tifozë në tribuna që do ta mbështesin ekipin tonë. Por jam i bindur se do të jenë miliona të tjerë të mbyrthyer para ekranit”,- deklaroi Thaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!