Shaland: ‘Jemi gati, nuk i tregoj kartat’

Ne jemi gati sepse ndryshe do të qëndronim në Prishtinë dhe nuk do të ishim këtu’.

Kështu e ka nisur konferencën për shtyp Bernard Shaland në Pilzën, teksa nesër me Kosovën e tij, do të luajë fatet e kualifikimit në Grupin A ndaj Republikës Çeke.

Shaland:

Mungesa e Muriqit është problem. Nuk kemi një lojtar me karakteristikat e tij që ta zëvendësojmë. Ai është një futbollistë cilësor, por besoj se ai që do të luajë nesër në sulm do të bëj shumë mirë sepse e ka të qartë synimin që ne kemi”.F

Kush luan? Është puna ime që të marr vendime dhe të vendos për formacionin. Kështu që nuk und të deklaroj në konferencë për sistemin se si mund të luajmë. Ajo që mund të them është se pika më e rëndësishme nuk do të jetë mënyra se si do të luajmë, por diçka tjetër”.

Çekia? “Nuk është puna ime që të komentoj deklarata e kampit kundërshtar. Unë e di se kush jemi ne dhe kush janë kundërshtarët tanë. Nuk është se e ndiejmë shumë presionin.

Është kënaqësi që jemi deri këtu, duke paraqitur këtë nivel. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u kualifikuar dhe jemi këtu për të synuar kualifikimin dhe jo për t’u marrë me kundërshtarin apo deklaratat që ata japin”

Shtatore si Klinton? “Po, e pres nëse kualifikohemi’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!