Kosova në ditën e shpresës, Shqipëri ‘inovative’…

Nis sot me takimin Turqi- Islandë, faza e takimeve të parafundit kualifikuese në grupe për ‘Euro 2020’. Në 18:00, turqit mund të festojnë biletën e Grupit H nëse dalin të pamundur në shtëpi me Islandën. Të tjerat janë në orën 20:45.

Vemendje maksimale në Pëlzen atje ku Kosova do tentojë mrekullinë ndaj Çekëve në Grupin A. Një fitore eventuale e dardanëve, do të thotë mundësi e madhe për të marrë biletën e dytë në grup.

 Nga ana tjetër Shqipëria ka takimin me Andorrën modeste në ‘Elbasan Arena’. Në dallim nga Kosova, Shqipëria më së shumëti është e destinuar të luajë këto dy takime të fundit në grup për konsolidimin, paçka se Edi Reja  me lojtarë të caktuar, duhet të zgjidhë disa mosmarrëveshje.

Po për llogari të Gripit H, Franca prêt Moldavinë dhe kalimi për më tej I gjelave, duket formalitet.

Portugalia ka gati biletën e saj fituese. Sot përballë do ketë në shtëpi Lituaninë. Serbia e pashpresë, prêt Luksemburgun, ndërkohë që Anglia e ka ‘shëtitje’ me Malin e Zi.

 Ndeshjet sot:

 Turqi-Islandë (18:00)

Republika Çeke- Kosovë, Shqipëri- Andorrë, Francë- Moldavi, Portugali- Lituani, Serbi- Luksemburg, Angli- Mali i Zi. Të gjitha këto takime nisin në orën 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!