Muriqi jashtë liste…

U konsiderua një problem i vogël por në fund, Vedat Muriqi mbyll çdo shteg për të qënë pjesë e Kosovës për dy takimet e fundit kualifikuese.

Mjekë ekspertë nga Kosova dhe Zvicra,bënë të pamundurën ndërsa FFK-thotë se ai është thuajse jashtë.

Po Federata e Kosovës, shton, se për çdo situatë të re, do njoftojë opinionin publik.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë.

Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”,-në njofton FFK-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!