Inter Miami i Bekam në MLS, debuton ndaj ish skuadrës…

Skuadra e re e Devid Bekam, Inter Miami, do të garojë zyrtarisht në MLS në fillim të vitit.
Kampionati amerikan, starton në fund të shkurtit dhe takimi i parë absolut për skuadrën e ish- kapitenit të Anglisë, do të jetë me 14 mars në orën 14:30.
Sipas asaj që raportohet nga funksionarët e Inter Miamit, ndeshja e parë zyrtare do të vendosë përballë ish-skuadrën e Bekam.
Do të jetë ‘LA Galaxy’. Një skuadër që sipas specialistëve është e përshtatshme për debutimin.
