Venger jo trajningut, shef në FIFA

Arsen Venger i dha fund karrierës së tij trajnuese në terren. Francezi 70 vjeçar në mënyrë surprizë, është katapultuar te zyrat e FIFA-s.
Njoftimi erdhi përmes faqes së internetit të FIFA-s, pasi ish-tekniku historik i Arsenalit, u emërua “Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit” të Federatës Ndërkombëtare të udhëhequr nga Xhani Infantino.
