Shaland: ‘Të bëjmë lojë të madhe… larg presionit’

Ka një llogari ende hapur Grupi A Europian .Kosova, surpriza e tij, do të përballet ndaj Çekisë dhe Anglisë, në takimet  kualifikuese.

Më parë luan finale ndaj Çekisë në Pilzën dhe më pas në Prishtinë me Anglinë. Shaland e ka të qartë misionin. E vështirë por jo e pamundur.

Tekniku zvicerian i ka bërë llogaritë, fitore me Çekinë dhe barazim me ishullorët. Dyert e europës hapur…edhe nga Nations League.

“Unë dua të fitoj, kjo është e qartë. 1:0 ose 2:1 për ne do të ishte e kënaqshme. Nuk do të kishte shumë rëndësi. Ne kishim rezultate mjaft të mira dhe të gjithë janë të lumtur.

Ndonjëherë nuk ke rezultate të mira, të gjithë janë të pakënaqur, sidomos me trajnerin. Shumë njerëz thonë se duhet të fitojmë patjetër dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, do të jemi të mbaruar. Por, unë nuk e shoh ashtu. Ne duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme. Dhe, nëse luajmë ashtu, ndoshta do të jetë e mjaftueshme për fitore. Por, asnjëherë nuk do t’i them ekipit e duhet të fitojmë me patjetër.

Ndonjëherë nuk ke rezultate të mira, të gjithë janë të pakënaqur, sidomos me trajnerin. Shumë njerëz thonë se duhet të fitojmë patjetër dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, do të jemi të mbaruar.

Por, unë nuk e shoh ashtu. Ne duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme. Dhe, nëse luajmë ashtu, ndoshta do të jetë e mjaftueshme për fitore. Por, asnjëherë nuk do t’i them ekipit e duhet të fitojmë me patjetër.

Nëse do të isha Ëilliam Shakespeare, “do të thosha të jesh apo të mos jesh”. Por, unë nuk mendoj kështu. Nëse e kujtojmë shortin, kemi thënë se do të luajmë për të përparuar, të zhvillohemi, të ecim përpara, por jo t’i vëmë vetes presion”, -ndër të tjera Shaland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!