Kasijas: ‘Në VAR edhe një ish- futbollist’

Portieri Iker Kasijas, me të kaluar e të lavdishme te Real Madrid, kampion bote në 2010 , kampion Evrope në 2008 dhe 2012 me Spanjën, propozon  përmes Twiter, se në sallat e sistemit VAR duhet të vihet në rolin e aistentit edhe një ish- futbollist.

Ikona madrilene në fazë rekuperimi me Porton, ndërsa pas peripecive me shendetin do konfirmojë në mars nëse do rikthehet apo jo në fushë, shkruan:

Unë propozoj që në dhomën e Var, përveç gjyqtarit që analizon pamjet, të jetë edhe një ish-futbollist.

Do të ishte mirë që ai të mund të japë mendimin e tij për atë që ndodh gjatë një loje. Një mundësi shtesë për të evituar gabimet në fushë”-thotë 38-të vjeçari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!