Bajern- Dortmund, ndeshja e ditës në Europë…

Prag kualifikuesesh në grupe për ‘Euro 2020’ por sot në fushë, disa skuadra nga kampionatet elitare të Europës.
Kështu në ‘Premier Ligë’, luhet java e 12-të me 6 përballje të mëdha. Takimi ‘titanik’ ai mes Liverpulit dhe Mançester Sitit në “Anfield” do të luhet nesër në 17:30.
Ndërkohë edhe Seria A ka në kalendar tri përballje sot. Breshia- Torino, Inter-Verona dhe në mbrëmje Napoli-Xhenova.
Kjo e fundit mjaft enigmatike sa i takon komportimit dhe sjelljes së tifozerisë napoletane ndaj skuadrës dhe shoqërisë së klubit.
Situata pas takimit me Salsburg, ka bërë lëmsh klubin e përshtjelluar marrëdhënjet lojtarë-presidencë- tifozë.
Bundesliga, kulmon sot me takimin Bajern Mynih- Borusia Dortmund në 18: 30 në ‘Allianz Arena’. Bavarezët në kaos total me paraqitjet e fundit dhe problematikën me stafin teknik. Pas largimit të Kovaç, skuadrën e drejton Flik.
Dortmundi në moment të mirë. Luhen edhe 4 takime të tjera duke nisur nga ora 15:30. Paderborn-Augusburg, Shalke- F. Duseldorf, Mainz- Union Berlin dhe Hertha- Lajpcig.