‘Web Summit’ në Lisbonë, në sallë Ronaldo, Ronaldinjo, Kantona, Klitçko…

I ftuar edhe ‘Sporti im.al’

Web Summit’ është një konferencë vjetore teknologjike dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në botë. Mbledh +75 000 njerëz të teknologjise nga gjithë bota. Këtë vit, samiti i webit u mbajt në “Altice Arena & Fil” – Lisbonë, Portugali – nga data 4-7 nëntor 2019.

Ndërkaq, këtë vit kshte edhe ‘sportstrack’, ndërsa ishin të ftuar personalitete të ndryshme nga sporti, si Ronaldo (fenomeni), Ronaldinjo, Deko, Erik Kantona, Vladimir Klitçko, Xhilberto Silva, dhe shumë figura të tjera të rëndësishme të sportit.

Ronaldo u vlerësua me çmimin e “Inovacionit në Sport” (Innovation in Sport Award ) për punën që po kryen te Real Vajadolid. Ndërsa braziliani tjetër Ronaldinjo, u ftua si ambasador i TeqBall.

Ronaldinjo promovoi një aplikacion që do jetë i disponueshëm së shpejti për ‘iphone’ dhe ofrohet nga ‘Teqball’, e cila figuron kompani inovative në futboll, teksa njerëzit mund të konkurojnë me njëri- tjetrin ose për të thyer rekorde të caktuara.

Aplikacioni arrin të detektoje “levizjet e topit” për të parë aftësitë e ndryshme si driblime etj. Para të pranishëmeve në Lisbonë, Ronaldinjo provoi të thyente rekordin e vet duke tentuar të mbajë sa më gjatë topin në ‘palexhio’. Sot u mbyllën punimet e këtij sesioni…(Ekskluzive Sporti im.al).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!