Meta dekoron ikonat e Dinamos e Partizanit…


Skënder Gega përlotet gjatë dokumentarit, në sallë ka ish futbollistë nga e gjitha harta e Shqipërisë.

Iliaz Çeco, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (pas vdekjes), u dekoruan sot në Presidencë me titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Në presidencë, asistuan shumë futbollistë të shquar të viteve të shkuara, autoritete të ndyshme, gazetarë, familjarë të 4 ‘titullarëve’.

Dekorimi për ish- futbollistët e Dinamos dhe Partizanit, nuk i ka penguar edhe ish miq të tyre në klube të tjera për të asistuar në këtë event.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, përpara se t’ju akordonte titullin e lartë Çeços, Sejdinit, S.Gegës dhe familjarëve të Merjes, u ndal te veprimtaria e tyre në fushën e lojës në të shkuarën.

Gazetari i RTSH, Defrim Methasani, ndërsa moderoi aktivitetin, shfaqi në fillim të takimit në monitor, sinkrone filmike të 4 ish-futbollistëve të dekoruar gjatë aktivitetit të tyre në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!