Erzeni-Korabi provë ‘zjarri’, Dinamo-Kastrioti të dielën…

Nesër, Tërbuni- Egnatia dhe Lushnja-Pogradeci në orën 13:00 dhe pas një orë në 14:00, takimet e tjera të Katëgorisë së Parë.

Erzeni- Korabi, Shkumbini- Veleçiku, Burreli- Besëlidhja, Apolonia-Besa, Turbina –Elbasani, Shënkolli-Devolli, dhe Iliria- Orikumi.

Të dielën, Dinamo- Kastrioti në 13:00. Këto janë sfidat në 2 grupet A dhe B, shumë prej të cilave, vishen me mistere.

Natyrisht super takimi i Grupit A, luhet në ‘Tofik Jashari’, teksa Erzeni pretendent, do të presë Korabin kryesues në grup.

Me mjaft interes dhe dy çiftet derbi. Ajo e Cerrikut Turbina-Elbasani dhe tjetra që luhet në ‘Liri ballabani’ mes Burrelit dhe Besëlidhjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!