Korabi marshon, Lushnja provon dështimin në shtëpi…

Kategoria e Parë në Grupin A, luajtur sot në 4 fusha, nuk i evitoi dot surprizat. Tërbuni brenda pritshmërive mund Egnatian që vetëm një javë më parë kishte emëruar Banon në stol.

Në Peqin, Shkumbini surprizohet nga vetë surpriza e tri javëvë të fundit Veleçiku teksa mundet 1-2. Derbi Burreli-Besëlishja iu shkoi vendasëve të cilët duket se kanë vendosur të kthehen në garë me oreks të ri. Besëlidhja me këtë humbje largohet nga kreu.

Por ajo që konsiderohej si sfida e sfidave, u luajt në Shijak teksa vendasit e Erezenit me pretendime deri sot, prisnin Korabin kryesues. E thjeshtë. Miqtë e Dorian Bubeqit, nuk u ndalën as në fushën më të vështirë. Edhe pse u shfaqen raste dhune…

Me 2 gola të shënuar dhe një të pësuar, dibranët morën tri pikë dhe u konsoliduan të vetëm në krue me 16 pikë. Kastrioti nesër, me takimin jashtë shtëpie ndaj Dinamos, nëse fitojnë, i vetmi që mund të afrohet në një pikë…

 Në Grupin B, Lushnja mundet jashtë çdo parashikimi në shtëpi nga Pogradeci që shton pikë dhe rrit oreksin për në krye.

Apolonia shpëton në fund ndërsa po humbiste me Besën ndërkohë që Turbina me një gol në shtesë, lë në zonën e ftohtë Elbasanin fqinj.

Shënkolli I Smajlit thyhet nga Devolli që pas kthimit të ‘rebelëve”, fiton tri pikë në periferi të lezhës. Takimi Liliria- Oriku, u mbyll në barazim 1-1.

Grupi A:

Tërbuni- Egnatia 3-2

 Shkumbini- Veleçiku 1-1
Burreli- Besëlidhja 2-0
Erzeni- Korabi 1-2
Grupi B:

Lushnja- Pogradeci 0-1
Apolonia- Besa 1-1
Turbina- Elbasani 1-0
Shënkolli- Devolli 0-1
Iliria- Oriku 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!