Herdi Prenga, kampioni i ‘harruar’


Ditë e veçantë për Herdi Prengën në Letoni. Skuadra e tij Riga, pret të shpallet sot (në orën 18 :00 ndeshja) kampione e vendit tri javë nga fundi. Prenga pritet të shpallet lojtari i vitit në Letoni.

Në fakt mbrojtësi gjigand, 25 vjeçar, nuk do të jetë në fushë për shkak të një lëndimi të lehtë, por Riga e tij, në duelin e sotëm në derbi me Rigas Futbola skola, i mjafton dhe një humbje minimale për t’u korurëzuar si kampione e Letonisë (ndeshjet direkte).

Me tri takime në dispozicion, laurimi kampion, duket formalitet…

 Kthyer te mbrojtësi që debutoi me Kombëtarën e Shqipërisë ndaj Izraelit, e që çuditërisht nuk po merr sërish një ftesë, rezulton të jetë ndër lojtarët më të mirë jo vetëm të skuadrës me të cilën ka një kontratë 2+1 por dhe të gjithë Letonisë.

Në Letoni, ka javë që është hapur edhe një votim për futbollistin e vitit në këtë kampionat elitar të Letonisë dhe  mbrojtësi Herdi Prenga, është në Top-listën e reduktuar në tre futbollistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!