Rekordi, 6 futbollistë të U-21, vijnë nga Laçi

Shqipëria U-21 mbrëmë në ‘Elbasan Arena’ mundi përfaqësuesen homologe të Kosovës 2-1 duke regjistruar fitoren e parë në Grupin 3 për kualifikueset europiane  ‘Under 2021′.

Por përtej rezultatit, ndërsa në kampin e ‘dardanëve’ e për më tepër në tifozerinë e tyre ka sjellë zhgënjim, risia e formacionit të Bushit, lidhet me prezencën për herë të parë në një kombëtareje moshash të 6 futbollistëve që më parë kanë veshur fanelën e një skuadre shqiptare.

Është Laçi që me 6 përfaqësues dje, merr rekordin e momentit. Në Kombëtarën e U-21 u aktivizuan portieri Selmani, mbrojtësi Mersinaj, mesfushorët Shehu, Çokaj, Kallaku, dhe sulmuesi Xhixha.

Të gjithë këta lojtarë ose luajnë ose në të shkuarën kanë veshur fanelën bardhezi. Rastësi apo zgjedhje, por klubi i Laçit e kapi rekordin e tij të momentit…

Shqipëria U-21: Selmani, Maloku, Tafa, Bajramaj, Pëllumbi (64′ Ndrecka), Zejnulai (64′ Shehu), Mala, Çokaj (90′ Mersinaj), Xhixha (90′ Kolaj), Kallaku (61′ Muçolli), Broja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!