Korabi dhe Lushnja, kreu në grupe…

Korbai fiton në limite me një penallti të kontestuar nga Dinamo dhe mban vendin e parë në Grupin A. Ndjek Kastrioti që ndaj Burrelit fiton pastër 2-0 teksa golin e sigurisë e shënon një ish si Spartak Ajazi.

Shijakasit nuk shkojnë më shumë se barazimi në Rrogozhinë ndërsa Veleçiku mund Tërbunin që në këtë takim, pati një formacion të arnuar.

Në Grupibn B, surprizat janë të shumëta. Devolli teksa javën e kaluar pezulloi 4 futbollistë, humbet në shtëpi me Ilirinë.

Surpriza tjetër, i përket takimit Besa- Shënkolli me lezhianët që fitojnë në transfertë. Dora e Smajlit evidente. Apolonia thyhet në fund me një penallti të dyshimtë. Besëlidhja-Shkumbini luhet nesër.

Shifrat e sotme në grupe:

Kastrioti – Burreli  2-0
Veleçiku – Tërbuni 2-0
Korabi – Dinamo 1-0
Egnatia – Erzeni 0-0

Devolli – Iliria 2-3
Oriku – Turbina 2-0
Elbasani – Lushnja 0-2
Besa – Shënkolli 2-3

 Pogradeci – Apolonia 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!