Dinamo, grumbullimi që sot…

Dinamo në gjëndje të vështirë teksa deri tani ka vetëm një pikë, do të ketë një transfertë të vështirë nesër në Peshkopi.

Në Grupin A, dibranët kanë treguar se janë pretendetë seriozë këtë edicion pasi në 5 javë kanë koleksionuar tri fitore një humbje dhe një barazim duke bashkëkryesuar me Erzenin.

Megjithatë, lëvizjet e fundit te klubi legjendë me 18 tituj në Kategorinë Superiore, duket se kanë i kanë dhënë të tjera impulse grupit aktual të futbollistëve.

Mauro Manzoni, trajneri i ri i bluve, beson se skuadra shpejt do të dalë nga situata e nderë por gjasat që situata të përmirësohet, mbetet gjatë merkatos së janarit.

Klubi për prag sfidën me Korabin nesër në orën 14:00, ka publikuar axhendën ndërsa që sot ka udhëtuar drejt Peshkopisë.

Pogradeci- Apolonia (13:00). Të tjerat në orën 14:00:

Korabi-Dinamo, Egnatia-Erzeni,Kastrioti- Burreli, Veleçiku- Tërbuni, Besa-Shënkolli, Devolli- Iliria,Oikumi- Turbina, Elbasani- Lushnja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!