Dinamo dënon gjykimin, klubi në deklaratë…
Dinamo ankohet për gjykimin dhe nuk pajtohet me atë penallti në fund që i kushtoi humbjen. Në kushtet e ringritjes te klubi blu, drejtuesit e rinj, nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe përmes zyrtarit të klubit, denoncojnë situatën gjatë takimit të humbur mes Korabit- dhe Dinamos (1-0)
Raegimi:
“FK DINAMO dënon ashpër gjykimin skandaloz të ndeshjes së përfunduar disa minuta më parë, Korabi – DINAMO, e mbyllur 1-0 në favor të vendasve.
Përgjatë gjithë 90 minutëshit, u pa një gjykim tendencioz i treshes së arbitrave shkodranë, duke dënuar dy herë me kartona të verdhë brenda 3 minutave të para, lojtarët Boci e Spahija dhe duke vazhduar më vonë edhe me ndëshkimin e Pontrellit.
Kulmi i gjithë takimit, qe edhe penalltia e akorduar në favor të vendasve, në minutën e 90+6, nga ana e arbitrit anësor, ndërsa për atë kryesor ishte lojë e rregullt(!)
FK DINAMO nuk dëshiron të dalë në konkluzione të menjëhershme, por i bën thirrje të gjithë instancave drejtuese të futbollit në vend, të reagojnë ndaj të gjithë faktorëve që kërkojnë të luajnë me djersën e lojtarëve në fushë, tifozëve si dhe investimin e sponsorve të pakët që i kanë ngelur këtij sporti në Shqipëri.
Klubi Blu, do të ndjekë me interes të gjithë hapat ligjorë në vazhdim, konform rregullave, për një futboll të pastër e të drejt.
Skuadra, me lojën e sotme, meritonte të dilte fitimtare nga kjo ndeshje, gjithashtu gjejmë rastin të falenderojmë tifozët vendas për mikpritjen!”- shkruan klubi i Dinamos në faqen zyrtare.