Dortmund pa Rojs, kthehet Sanço…

Interi i Milanos do të ketë një provë zjarri nesër ndaj Dortmundit në Champions League.

Një pikë deri tani dhe përballë një kundërshtar i fortë me 4 pikë në dy takime. Në kampin zikaltër puna zien teksa pritet një supersfidë në ‘San Siro’.

Sakaq, trajneri i Borussia Dortmund, Favre, ka thirrur 21 lojtarë për takimin ndaj Inter në Champions.

Marko Rojs nuk është në listë. Ylli i skuadrës mbeti në shtëpi për shkak të një gripi. Sshmelzer dhe Pako Alkaser janë gjithashtu jashtë për shkak të problemeve fizike, ndërsa rikuperojnë Roman Burki dhe Mario Gwtze.

Falet dhe kthehet Zhadon Sanço, i cili ishte përjashtuar për për arsye disiplinore në ndeshjën e fundit kundër Borusia Gladbah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!