Përgjaket ndeshja e moshave, grekët jashtë ‘orbite’

UEFA Youth League merr përmasat e një skandali dhune të paparë në Greqi.

Sot në takimin mes Olimpiakos Pire dhe Bajern Mynih, ndërsa të vegjlit gjermanë fituan 0-4 me tri gola të Zirkze dhe një të Gunter, tribunat dhe fusha e lojës u kthyen në një arenë të tmershme dhune.

Mësohet se tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur mes tyre. Agresioni i nisur nga vendasit ka kapluar të gjithë masen aq sa në këtë rast vandal, janë përfshirë edhe lojtarë. Raportohen shumë të plagosur…

UEFA, ka marrë situatën në dorë dhe priten ndëshkime spektakolare. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!