Liga e Kampionëve, Reali blofi i ndaluar…

Rikthehet Champions League. Sot duke nisur nga ora 18:55 skuadrat elitare në Europë, gati për takimet  e treta në grupe. Do të hapin ditën Shahtjor- Dinamo Zagreb dhe Atletiko Madrid- Leverkusën.

Ukrainasit favoritë në këtë takim, ndërsa në Grupin C, janë në vend të tretë së bashku me kroatët me 3 pikë. Kryeson Siti me 6, teksa në mbrëmje pret Atalantën e Gasperinit.

Paralelisht do luhet edhe Atletiko-Leverkusën në grupin D. Aty ku beteja për dy vëndet e para është thelbësore.

Juve dhe Atletiko Madrid kanë nga 4 pikë dhe një fitore e madrilenëve ndaj gjermanëve me zero pikë në dy takime, duket se do të bëjë shkëputjen. Juve pret Lokomotivën e Moskës në Torino. Hesapet në letër të qarta…

Ndërkaq në orën 21:00 të tjerat. Grupi A mbart në vetvete mistere të shumta. PSG me 6 pikë, duket se do ta ketë formalitet daljen nga grupi.

Në anen tjetër Reali me 1 pikë në dy takime, udhëton drejt Stambollit, aty ku e pret Gallatasaraji që dhe ai ka 1 pikë. Zidan në vështirësi, teksa fitorja e madrilenëve duket obsioni i vetëm për të qetësuar situatën e Realit dhe vetë Zidanit.

Totenhem- Zvezda dhe Olimpiakos Pire- Bajern Mynih, takime të Grupit B. Anglezët në krizë në kampionat, lipset të fitojnë për të marrë vendin e dytë provizor. Bajerni me 6 pikë pritet të vuajnë në Pire por jo për të rrezikuar.

 Ndeshjet sot:

Shahtjor- Dinamo Zagreb, Atletiko Madrid- Leverkusën ,Gallatasaraj- Real Madrid, Klub Bryzh- PSG, Totenhem- Crvena Zvezda, Olimpiakos- Bajern, Mançester Siti- Atalanta, Juventus- Lokomotiva Moskë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!