Zidan nga Stambolli, ‘dua të qëndroj te Reali’

Një pikë në dy ndeshje janë fare pak për 13 herë kampionët e Europës, Real Madrid në Champions. Në radhë ndeshja me Gallatasarajin në Stamboll, ndërsa veç fitores asnjë rezultat tjetër nuk bën punë.

Së bashku me kapitenin Serxhio Ramos, Zinedin Zidan doli në konferencë për shtyp. Ramos ndër të tjera, ka treguar se mbështet trajnerin në punën e tij, por përtej këtyre, Florentino Perez, presidenti i të ‘bardhëve’ nuk dihet se çfarë ka në mendje. Ndoshta eleminimi që në grupe, do të jetë fatale për Zizunë.

Më tej, Zidan në shënjestër nga gazetarët për të ardhmen. E thumbojnë dhe ai përgjigjet:

Mos më pyesni mua, dua të qëndroj këtu gjithë jetën, duhet të pyesësh dikë tjetër. Evidente. Më bezdis të dëgjoj disa gjëra, por nuk kam çfarë të bëj. Jam këtu prej 18 vitesh dhe e di se si funksionon ky klub. Nuk mund të ndal njerëzit të flasin, mund të them vetëm se jam në krah të lojtarëve të mi.

Nuk është koha të tregojmë me gisht kush ka fajin por të mundohemi të fitojmë, që jam i sigurt se do ta bëjmë. Pastaj me gabimin e radhës do të rifillojë historia, futbolli nuk është makineri’,- tha ndër të tjera Zidan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!