Gasperini: ‘Guardiola me ftoi në Barcelonë…’

Atalanta afrohet me një takim historik. Të martën me 22 tetor, do të sfidojë Mançester Sitin në stadiumin ‘Etihad’ për takimin e tretë të fazës së grupeve të Champions League.

Një sfidë vendimtare për Atalantën, e cila pas humbjeve me Dinamo Zagreb dhe Shahtjor, është pa pikë.

Trajneri i italianëve Gasperini, në mikrofonat e ‘Sky Sport’, foli në prag të ndeshjes: “Një ndjenjë e shkëlqyer të jem këtu në Mançester, nuk kisha qenë kurrë më parë. Anglia është e tillë, ajo ka fusha të përsosura. Jam krenar për komplimentet e Guardiolës ndaj meje ”

Pep është një person i shkëlqyeshëm. Kur unë u largova  nga Interi, më ftoi të qëndroja disa ditë me të në Barcelonë. Jam i lumtur që jam këtu për t’u përballur, edhe pse Siti është shumë i fortë.

Një garë që nuk është e lehtë. Do të përballemi me dy sulmet më të mira të Serisë A dhe Premier League. Ne duam të bëjmë mirë në Champions. Në Seria A, po bëjmë gjëra të mira, por duhet të rrisim besueshmërinë tonë ndërkombëtare’-tha Gasperini sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!