Dënohet Ajaksi, nuk shpëton as Eintraht…
Ajaksi i Amsterdamit do t’i luajë dy takimet e ardhëshme në Champions League pa tifozë.
Ky është vendimi i UEFA-s për harkëtarët, tifozët e të cilëve përgjatë takimit të luajtur në ‘Mestaja’ ndaj Valencias, kanë bërë goxha dëme me 2 tetor.
Në Londër me 5 nëntor, Ajaksi pa tifozë ndaj Çelsit, ndërkohë që do të paguajë edhe dëmtimet e impiantit të Valencias në shifrën prej 68 000 mijë eurosh.
Edhe Eintraht Frakfurt e pëson nga sjellja e gabuar. Në Europa League, tifozët gjermanë u bënë problematikë në ndeshjen ndaj Vitoria Guimaresh në Portugali.