Tapeti i ri në Fier, skuadra kthehet pas janarit…
Prej disa kohësh ‘Loni Papuçiu’ është nënshtruar rikonstruksionit të fushës. Pas shtrimit të tapetit të ri, fusha do duhet të qëndrojë edhe për afro 40 ditë e pashkelur, çka do të thotë se Apolonia kthehet në shtëpi vitin e ardhëshëm.
‘FSHF është duke përfunduar investimin e rradhës për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në vend. Stadiumi “Loni Papuçiu”, në qytetin e Fierit ka marrë një tjetër imazh, falë vendosjes së tapetit të ri dhe përmirësimeve në gjithë ambientet ndihmëse’-thotë FSHF, në Twitter
Ndërkaq, skuadra fierake e drejtuar nga Artan Mergjyshi, duket se do kërkojë me insistim ngjitjen në Kategorinë Superiore që këtë sezon. Dje Apolonia barazoi në Shënkoll 0-0.