Kastrioti ‘ha’ presionin, Dinamo nuk kthen, Devolli bie në Cerrik
Kategoria e Parë, Grupi A, nisi sot me takimin e orës 13:00 në Peqin mes Shkumbinit dhe Kastriotit. Një ndeshje e cila pa krutanët në avantazh të dy golave me Markun dhe Mehmetin, teksa një gol po në fundin e pjesës së parë nga Sadiku, shtoi oreksin e bardhëkaltërve për të kërkuar barazimin.
Një ndeshje e gjitha nën tension dhe kore fyese. Më tej, një karton i kuq i padhënë për Bufasin e vendasëve teksa kryen një ndërhyrje horror jashtë zone.
Në fund, Shkumbini barazon me Ejoh në të 85-tën. Në të tjerat e Grupit A, Burreli ndali në shtëpi Korabin. Dibranët humbën një penallti. Erzeni nuk pyet për ‘italianë” dhe mund Dinamon në Pezë- Helmës 0-2. Derbi Tërbuni- Besëlidhja u mbyll 1-1 teksa Veleciku mund Egnatian 1+0. Shifrat teknikë:
Shkumbini-Kastrioti 2-2,
Veleçiku-Egnatia 1-0
Tërbuni-Besëlidhja 1-1
Dinamo-Erzeni 0-2
Burreli-Korabi 0-0
Në grupin B, u luajtën tri takime teksa Elbasani- Pogradeci dhe Lushnja-Orikumi, zhvillohen nesër. Shënkolli bën të pamundurën për të marrë tri pikë me Apoloninë që nga ana e saj, ka shumë cilësi e ego për të dalë e para në Grupin B. Sot një pikë. Ndërkohë që Devolli e ianës, deri sot kryesues,u thye nga Turbina e Cërrikut. Kthimi i lojtarëve bazë të vendasëve pas problemëve të ndryshme, e dha efikasitetin e vet. Cërrikasit fituan 2-0. Sakaq, Iliria e Fushë-Krujës, u mjaftua me një barazim me gola ndaj Besës së Kavajes.
Rezultatet:
Shënkolli-Apolonia 0-0
Turbina-Devolli 2-0
Iliria-Besa 1-1