Gola pa fund, Interi merr tri pikë…

Seria A: Sasuolo- Inter 3-4

Interi ka mundur Sasuolon në mesditë në Rexhio –Emilia në shifra 3-4 për llogari të javës së 8-të në Seria A.

Dy herë Lukaku dhe po aq herë Lautaro Martinez, autorët e golave zikaltër ndërsa për të zotët e shtëpisë, shënuan Berardi, Xhuriç dhe Boga. Pas këtij suksesi, formacioni i Kontes qëndron një pikë larg Juventusit kryesues.

Një ndeshje që ka nisur me gol për Interin teksa Lautaro pa kaluar 2 minuta lojë i kalon përpara të tijtë.

Më pas, loja barazohet por në fund Lukaku shënon një gol të bukur nga aksioni i minutës së 38-të dhe në fund një të dytë përsonal me penallti.

U duk një sfidë e mbyllur kur Lautaro i dërgoi në katër shifrat sërish nga pika e bardhë. Nuk mendon kështu Sasuolo që me gy gola të shpejtë, hah sfidën në fund. Interi reziston dhe merr me vete tri pikët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!