Analisti: ‘Penallti për Bolonjën…’

Mario Skonçerti, gazetari i njohur Italian, i ka bërë një rezyme javës që u mbyll në Seria A.

Për 70 vjeçarin e lindur në Firence, Interi me dyshën Lautrao Martinez –Lukaku, është mjaft efikase. Analisti i njohur thotë se argjentinasi është një hap para. Juve u favorizua…

Lautaro,është i vogël, teknik dhe i keq, ndërsa Lukaku është shumë i rëndësishëm për zikaltërit. Ka një fizik për t’u admiruar dhe punon shumë për shokët. Vini re… kujdes nga kjo dyshe”-specifikon Skonçerti.

Lidhur me Juve-Bolonja, gazetari thotë prerë. ‘Juve mund të barazohej në fund nga Bolonja. Ai devijim i topit në zonë me dorë nga De Ligt, i dukëshëm. Ishte një vendim i marrë nxitimthi nga arbitrat.

Për mua ishte penallti neto-tha Mario Skonçerti për Radio ‘TMW’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!