Ronaldo ‘701’, Bolonja meritonte ‘2-2’…

Seria A: Juventus-Bolonja 2-1

‘Mister 700’. Kështu nisi takimi i mbrëmjes mes Juventus dhe Bolonjës së Mihajloviç në ‘Allianz Arena’ duke i kushtuar disa minuta rekordit me 700 gola në karierë të Kristiano Ronaldos. Fanelën simbolike, ia dorzoi presidenti bardhezi Andrea Anjeli.

Më pas takimi dhe është pikërisht ai luzitani historik me numër 7-të që ndryshon shifrat e takimit por dhe koleksionon të 701-tin.

Ronaldo rrëmben një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën vrastare, godet në shenjë 1-0. Më pas, edhe pse Juve dikton, janë miqtë që barazojnë.

Në startin e së dytës, Pjaniç rikthen ‘zonjën’ në avantazh, veçse minutat e fundit dhe një penallti e padhënë në favor të Bolonjës, vendosin në ‘pikëpyetje’ fitorën e Juves. Bufon në finish, madhështor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!