Barcelona-Real, spostohet për në dhjetor…
Ishte planifikuar të luhej me 26 tetor, por dueli klasik Barcelona- Real Madrid, është shtyrë zyrtarisht nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Problemet politike në katalunjë dhe insistimi i Barcelonës për të mos luajtur takimin në ‘Bernabeu’, e kanë bërë RFEF, të dalë në një vendim zyrtar.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit, e vajtjes, do të luhet siç parashikon kalendari në ‘Kamp Nou’ por jo në 16 tetor, por gjatë muajit dhjetor.
Më herët, klubi i Florentino Perez, pati afruar shkëmbimin e kalendarit. Tifozët blaugranë por dhe vetë klubi katalanas e hodhi poshtë këtë version. Në fund, vendosi Federata Spanjolle. Opsioni më i pranueshëm, mbetet data 18 dhjetor…