Bie Reali, Barcelona në fron…

La Liga: Eibar- Barcelona 0-3, Majorka- Real Madrid 1-0, Atletiko Madrid- Valencia 1-1, Getafe- Leganes 2-0

Barcelona merr kreun e ‘La Liga’. Zhvillimet e sotme në Spanjë, folën të gjitha për skuadrn blaugrane e cila fitoi në mesditë në transfertë 0-3 ndaj Eibarit. Në Gol treshja Grizman- Mesi-Suarez.

Ndërkohë dy madrilenet, bëjnë hapa fallso. Fillimisht Atletiko Madrid, barazon në shtëpi me Valencian 1-1, ndërkohë që Reali i Zidan, mundet nga debutuesja Majorka 1-0. Kjo humbje e parë për Realin, ka bërë që kreu t’i kalojë pikërisht Barcelonës që edhe pse katalunja ‘digjet’, ka se me çfarë të ‘ngushëllohet’…

Sakaq, në derbin tjetër të Madridit, Getafe kaloi pastër Leganes 2-0 duke marrë vendin e 5-të provizor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!