Vijarreal-Atletiko Madrid drejt SHBA-së…
‘La Liga’, me risi. Vijarreal dhe Atletico de Madrid, kërkojnë zyrtarisht RFEF që të luajnë një ndeshje zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
Vijarreal dhe Atletiko Madrid, bënë sot një kërkesë zyrtare Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF) që të japë dakortësinë që dy skuadrat të luajë më 6 dhjetor 2019, në orën 22:00 me orën Spanjolle (16 : 00 lokale), në Stadiumin Hard Rock në Miami (Florida, Shtetet e Bashkuara), ndeshjën mes tyre që korrespondon me javën e 16-të të La Liga-s.
Kjo kërkesë, është pjesë e strategjisë së La Liga për rritjen ndërkombëtare. Tifozët e klubeve të La Liga, llogariten nga miliona në të gjithë botën.
Afrimi i klubeve më afër këtyre tifozëve, paraqet një mundësi të rëndësishme për t’u lidhur me ta dhe për të vazhduar punën për monitorimin global të La Liga-s në të gjithë botën.
Kjo rritje ndërkombëtare sjell një përfitim për vetë klubet, lojtarët , tifozët e tyre, futbollin spanjoll dhe vetë markën ‘Spanjë’-thonë klubet.