Shqipëria pranë fitores, Strakosha nuk ‘sheh’ në…Stamboll

Euro 2020 Gr.H Turqi- Shqipëri 1-0 (Tosun 90′)

Reja e fitoi ndeshjen. Trajneri e bëri këtë Shqipëri të ndihet shpesh superiore në Stamboll, por ‘hip këtu e shih Stambollin’, shkon për Strakoshën dhe Manajin.

Dy humbësit e mëdhenj që privuan Shqipërinë brilante të shkonte te suksesi. Në të 90’-tën, një dalje e gabuar e Strakoshës, ka lënë të lirë gjithë pamjen e Tosun që me qetësi olimpike, e dërgon topin në rrjetë.

E nëse porteri gaboi në momentin e golit, Manaj edhe pse ka krijuar volum loje, ka sfumuar së paku tri raste të pastërta goli.

Mekanizmat e Rejas e dërguan disa herë kombëtarën tonë para portierit Mert që duhet përgëzuar për paraqitjen. 

Pas kësaj humbje në Turqi, shpresat për një kualifikim shuhën përfundimisht, dhe ‘topi” tashmë kalon nga Duka te Reja. Në kuptimin e kontratës.

Ai festoi dje të 74-tën ditëlindje por në mendësi, krijmatri , sinqeritet e fiolozofi, u shfaq në këtë angazhim me Shqipërinë tërësisht fitues.

Në Stamboll, një Shqipëri e madhe që nuk pati pjekuri e fat…(video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!