Reja, strategu që kërkon vijimësi…

Jo me entuziazmin e duhur. Edi Reja në konferencë për shtyp nga Moldavia, ende duhet të jetë duke medituar atë humbje të pamerituar në Stamboll, ndërsa skuadra shkëlqeu për gati 90-të minuta. Sidoqoftë tekniku kërkon vijimësi. Për skuadrën dhe për vete…

Pas Turqisë?

Ishim disi nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. Është e rëndësishme të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë. Kemi nevojë që të vijojmë edhe me rezultatet, jo vetëm me lojën”.

Ndryshime me Moldavinë?

Më duhet akoma pak më shumë kohë për 11-shen titullare. Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënëse, do bëj pak ndërrime. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi në ndeshjen me Moldavinë. Por zakonisht une ndryshoj pak”.

Ka nënvlerësim për Moldavinë?

Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtar. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin. Edhe Moldavia mund të na vërë në vështirësi”.

Kontrata me Shqipërinë?

Një pyteje që bëhet si shpesh… Më pëlqen të vazhdoj punën me Shqipërinë, por duhet të mbyllim këtë cikël tani. Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri”.

Trajneri kundërshtar dhe objektivi…

Të përballem me një eksperiencë si e imja, normale që është e vështirë. Edhe ai do na ketë studiuar dhe do na ketë ngritur ndonjë grackë. Me rëndësi është që të mos biem në grackë. Nëse jemi këtu në këto pozicione, do të thotë se jemi duke bërë mirë, sepse përndryshe nuk do interesohej kush për ne. Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar,” –ka thënë Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!