Skuadrat në fushë, Reja sistem mbrojtës…Duka optimist

Pas pak minutave (20:45), Shqipëria do të nisë takimin në stadiumin e Fenerbahçes në Stamboll ndaj Turqisë për kualifikueset e ‘Euro 2020’.

Atmosfera duket e ndezur dhe skuadra jonë duket optimiste para startit. Nuk do të jenë Hysaj e Kumbulla, por as Roshi që çuditërisht e nis nga stoli.

Duka flet për ‘SuperSport’ beson dhe uron për fat:

Ndeshje e ekipit kombatër eshte e rendësishme. Kemi ardhur per rezultat pozitiv. Edhe në ndeshjen e Shqipërisë kemi krijuar raste, nuk guxuam. Ne kërkojmë rrugën tonë, Turqia të vetën.

Pritja në Shqipëri?

E kemi detyrë që ne të presim mirë kundërshtarët. Ne i kemi zbatuar rregullat e tyre.

Stadiumi i ri? Në nëntor, stadiumi do inagurohet me 1 apo 2 takimet e fundit, por finalja do jetë me Francën.

Ditë e shënuar sot, pasi në 2015-tën fituam në Armeni, urojmë ta bëjme dhe sot një fitore të madhe’

Turqia: Gynok, Ajhan, Çelik, Demiral, Meras, Tufan, Tekdemir, Emre, Çalhanollu, Tosun, Jillmaz.
Trajner: Senjol Gynesh

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!