Sampdoria pranë Ranierit, De Biazi larg…

Trajneri Klaudio Ranieri, shumë pranë Sampdorias. Përkundër dëshirës së shumë simpatizantëve shqiptarë që votonin një ‘fron’ xhenovez të Xhani De Biazit, duket se orët e fundit, po plotësohet dëshira e madhe e presidentit të Samp, Ferrero.

Sipas asaj që raporton ‘Sky’, palët kanë rënë parimisht dakort për një kontratë 2 vjeçare. Trajneri kampion me Lestërin në Premier, ka në dorë përgjigjen për termat financiarë.

Me sa duket, Ranieri do të ketë si para-kusht,shpëtimin e Sampdorias nga rënja e Seria A.

Gjëndja kritike e “dorianëve’, me vetëm 3 pikë në 7 ndeshje, ka trazuar së tepërmi ambientin rreth ekipit të Ferreros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!