Sampdoria, dilemat e Ferreros

Masimo Ferrero duhet të zgjedhë me shpejtësi. Presidenti i Sampdorias momentalisht ka objektivë Iakinin, De Biazin dhe ëndrrën Ranieri.

Kjo është dilema e fundit e klubit xhenovez të Sampdorias. Përgjigja ‘jo’ e Gatuzos për të zënë vendin e Di Françeskos, duket një kalvar i gjatë.

Xhani De Biazi do të ishte perfekt për stolin e Samp, mirpo konkurenti Iakini 55 vjeçar, edicionin e kaluar te Empoli, duket se për momentin është një hap përpara.

Fakti që Xhuzepe Iakini e ka drejtuar përgjatë viteve 2011-2012 Sampdorian, mund të jetë një avantazh i vogël për teknikun që pak vite më parë ka kryesuar edhe stolin e Sasuolas, Palermos dhe Udinezes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!