Kosova, testi pa shkëlqim…

Kosovë-Gjiblartar u gjykua nga një treshe nga Shqipëria me kryesor Juxhin Xhaja.

Miqësore: Kosovë-Gjiblartar 1-0 (69′ F.Hasani)

Florent Hasani shënon golin e parë me fanelën e Kosovës në testin miqësor ndaj Gjiblartarit. Takimi i luajtur në ‘Fadil Vokrri”, rezultoi më i vështirë se sa parashikohej.

Tekniku Bernard Shaland, përpara takimit të ditës së hënë në zyrtaren me Malin e Zi, për ‘Euro 2020’, kishte lënë disa nga titullarët jashtë formacionit, ndërkohë që Dardanët pas pushimit, shënuan vetëm një herë në portën e modesteve nga Gjiblartari.

Edhe pse skuadra e zvicerianit dominoi totalisht sfidën, mungoi goleada, teksa protagonistët e sotëm, bënë fare pak për të shënuar. Nuhiu ndër më të pamotivuarit në fushë, por dhe të tjerët nga prapa, më së shumëti u kujdesën të evitonin ndonjë dëmtim eventual.

Takimi me Malin e Zi të hënën përllogaritet e një shkalle të lartë vështirësie por me rikthimin në fushë të Muriqit, Rashicës dhe të tjerë lojtarëve titullarë, sfida zyrtare pritet të jetë mjaft e ndezur. Sot vetëm 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!