Crvena Zvezda, pa pasaportë Kosovare

Policia Kosovare nuk ka lejuar sot skuadrën e Crvena Zvezdës të hyjë në Kosovë. Qëllimi i skuadës së famshme serbe, ishte për t’u ndeshur me skuadrën amatore serbe me emrin Trepça për Kupën e Serbisë.

Në pikën e kalimit kufitar Jarinjë, Policia Kosovare, ka bllokuar hyrjen për në Mitrovicë të Crvena Zvezdës, pasi për autoritetet kosovare të futbollit, emri i Trepça-s serbe, është ilegale.

Mediat kosovare raportojnë se Policia së Kosovës ka kthyer pas autobusin ku gjendeshin lojtarë dhe drejtues të skuadrës së Crvena Zvezda-s.

Më herët, FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë organizimin dhe zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke pretenduar se vetëm FFK-ja, është organizatore e garave të futbollit në Kosovë. FIFA ka heshtur dhe situata mund të filtrohet me qetësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!